Cfarë është The Albanian Crowd

The Albanian Crowd është një platformë interaktive e cila ofron informacion për sektorin e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri. Iniciativa për krijimin dhe promovimin e kësaj platforme është ndërmarrë nga Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti, një organizatë shqiptare e krijuar që në vitin 2001.

Puna për ndërtimin e platformës vjen në vijim të përpjekjeve disa vjeçare të Partnerëve Shqipëri për krijimin, publikimin dhe rifreskimin e vazhdueshëm të Adresarit të OJF-ve Shqiptare, me informacion të gjerë mbi organizatat e sektorit të shoqërisë civile.Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.


Informacioni për organizatat

Informacioni për secilën nga organizatat e The Albanian Crowd është i paraqitur në një skedë me katër faqe. Faqja e parë përmban informacion të përgjithshëm për organizatën, fushat e veprimtarisë, shërbimet e ofruara, përfituesit e shërbimeve, kontaktet dhe lokacionin gjeografik.


Faqja e dytë përmban informacion mbi dy prej projekteve kryesore që organizata po zbaton aktualisht: qëllimi, donatori, zona dhe grupi i targetuar, shërbimi i ofruar.

Faqja e tretë përmban informacion mbi dy prej projekteve kryesore që organizata ka zbatuar në tre vitet e fundit, të përfunduara: qëllimi, donatori, zona dhe grupi i targetuar, shërbimi i ofruar.

Faqja e katërt përmban informacion mbi të rejat e fundit nga organizata, të cilat shfaqen edhe gjatë lundrimit nëpër The Albanian Crowd, në seksionin Të Rejat e Fundit.


Simbolet identifikuese

Secila nga organizatat ka përzgjedhur ndër fushat e ndryshme të veprimtarisë së saj, fushën primare e cila identifikohet në hartë me një simbol përkatës.


Harta e organizatave

Organizatat paraqiten në hartë sipas koordinatave të vendndodhjes së selisë së tyre, me simbolin përkatës të fushës primare të veprimtarisë së tyre.


Motorët e kërkimit të Informacionit

Faqja e The Albanian Crowd përmban tre motorë kërkimi, të cilët nuk mund të përdoren njëkohësisht.

Në pjesën e sipërme të faqes, djathtas lart ndodhet motori i kërkimit të përgjithshëm ku mund të kërkohet me fjalë kyc për të gjithë përmbajtjen e website. Shkruani fjalën kyc dhe do të shfaqen të gjitha faqet që e përmbajnë atë.


Motori i kërkimit në pjesën e mesit të faqes lejon kërkimin e informacionit sipas emrit të organizatës, vendndodhjes së selisë dhe fushës primare të veprimtarisë.

Kërkimi mund të kryhet në më shumë së një fushë njëkohesisht.Pas klikimit në fushën/fushat përkatëse klikohet butoni KERKO.

Në kërkimin sipas qyteteve, për të bërë një kërkim të ri që përmban të gjitha qytetet, zgjidhet fusha Të gjitha qytetet e cila aktivizohet duke klikuar në shiritin gri jashtë.

Për të bërë një kërkim të ri që përmban të gjitha fushat kryesore të aktivitetit, zgjidhet fusha Të gjitha kategoritë dhe klikohet në shiritin gri jashtë.


Gjej organizatë

Duke klikuar menunë lart Gjej Organizatë, mund të kryhet kërkim i avancuar i organizatave sipas të gjitha fushave të veprimtarisë së tyre, shërbimeve të ofruara, grupeve të targetuara dhe mbulimit gjeografik. Kërkimi mund të bëhet në më shumë se një fushë njëkohësisht.

Zgjidhni kriterin / kriteret e kërkimit në fushën / fushat e interesuara dhe klikoni butonin Kërko poshtë.


Rezultatet e kërkimit nxjerrin listën e organizatave që plotësojnë kriteret e përzgjedhura. Për t’i renditur sipas rendit alfabetik, apo për të shfaqur një numër më të madh organizatash në një faqe, përdoren butonat djathtas lart.

Informacioni për secilën nga organizat që rezultojnë nga kërkimi mund të shfaqet duke klikuar në emrin e organizatës. Informacioni që shfaqet është skeda informative si dhe paraqitja në hartë.

Gjej projekt

Duke klikuar menunë lart Gjej projekt mund të kryhet kërkim i avancuar i organizatave sipas projekteve kryesore që po implementojnë apo kanë implementuar në tre vitet e fundit.


Për të kërkuar projekte që po zbatohen aktualisht, klikoni Projekte në Vijim.Kërkimi është i kategorizuar sipas të gjitha fushave të veprimtarisë së organizatave që kanë projekte në vijim, shërbimeve të ofruara, grupeve të targetuara dhe mbulimit gjeografik. Kërkimi mund të bëhet në më shumë se një fushë njëkohësisht. Zgjidhni kriterin / kriteret e kërkimit në fushën / fushat e interesuara dhe klikoni butonin Kërko poshtë. Rezultatet e kërkimit nxjerrin listën e organizatave që plotësojnë kriteret e përzgjedhura. Informacioni për secilën organizatë mund të shfaqet duke klikuar në emrin e organizatës.

Për të kërkuar projekte që janë zbatuar në tre vitet e fundit, klikoni Projekte të përfunduara.Kërkimi është i kategorizuar sipas të gjitha fushave të veprimtarisë së organizatave që kanë implementuar projekte në tre vitet e fundit, shërbimeve të ofruara, grupeve të targetuara dhe mbulimit gjeografik. Kërkimi mund të bëhet në më shumë se një fushë njëkohësisht. Zgjidhni kriterin / kriteret e kërkimit në fushën / fushat e interesuara dhe klikoni butonin Kërko poshtë. Rezultatet e kërkimit nxjerrin listën e organizatave që plotësojnë kriteret e përzgjedhura. Informacioni për secilën organizatë mund të shfaqet duke klikuar në emrin e organizatës.

Angazhohu si vullnetar

Duke klikuar menunë lart Angazhohu si vullnetar mund të kryhet kërkim i avancuar i organizatave të cilat kërkojnë vullnetarë. Ky seksion u shërben të gjithë individëve të interesuar për të kontribuar në organizata të ndryshme sipas interesave. Kërkimi është i kategorizuar sipas të gjitha fushave të veprimtarisë së organizatave që kërkojnë vullnetarë, shërbimeve të ofruara, grupeve të targetuara dhe qytetit ku këto organizata kanë selinë. Kërkimi mund të bëhet në më shumë se një fushë njëkohësisht. Zgjidhni kriterin / kriteret e kërkimit në fushën / fushat e interesuara dhe klikoni butonin Kërko poshtë. Rezultatet e kërkimit nxjerrin listën e organizatave që plotësojnë kriteret e përzgjedhura. Informacioni për secilën organizatë mund të shfaqet duke klikuar në emrin e organizatës.


Rregjistrohu

Organizatat që duan të bëhen pjesë e The Albanian Crowd mund të klikojnë në menunë lart Rregjistrohu dhe të plotësojnë formën e rregjistrimit sipas fushave të kërkuara, e disponueshme në shqip edhe anglisht.

Për të patur informacionin e organizatës suaj në Crowd sa më parë, ju inkurajojmë të plotësoni format në të dyja gjuhët.

Për të bërë këtë duhet të hapni dy dritare të ndryshme në Browser, tek njëra hapni formën shqip dhe tek tjetra formën anglisht. Informacionin e plotësoni në mënyrë simultane tek të dyja format dhe pasi të keni plotësuar të gjitha fushat klikoni butonin DERGO në shqip dhe SEND në anglisht.


Kontaktoni me The Albanian Crowd

Organizatat që dëshirojnë të dërgojnë informacione mbi të rejat e tyre, apo rifreskime të informacionit ekzistues mund të kontaktojnë duke klikuar në menunë Kontakt djathtas lart në faqe dhe duke plotësuar formën përkatëse online. Për të marrë informacione të vazhdueshme mbi të rejat e organizatave pëlqeni faqen e The Albanian Crowd në Facebook.