Diskutim mbi Solidaritetin

Partnerët Shqipëri zhvilloi të premten, në datën 16 qershor 2017, një Diskutim mbi Solidaritetin, ku përfaqësues të shoqërisë civile, medias, biznesit dhe sektorit publik, ndanë eksperiencën dhe perspektivën e tyre mbi solidaritetin.

Diskutimi u pasua nga “Ekspozita mbi solidaritetin“, bazuar në kontributin e organizatave të shoqërisë civile dhe nisma qytetare në mbështetje të grupeve në nevojë, të prekurve nga krizat apo katastrofat natyrore, si dhe fushata të tjera solidariteti. Ky event u zhvillua në kuadër të Festivalit të Solidaritetit, një seri një seri aktivitetesh me qëllim promovimin e shembujve të mirë të solidaritetit ndër breza. #FestojmeSolidaritetin

Për të shfletuar galerinë e fotove klikoni këtu.