ECIM SË BASHKU PËR SOLIDARITETIN

Në kuadër të “Festivalit të Solidaritetit”, një seri aktivitetesh për shprehjen e mbështetjes dhe solidarizimit shoqëror për kauza të ndryshme, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me shoqatën Dajti Alpino Turistik organizoi ngjitjen e majës së Tujanit, në malin e Dajtit, nditën e dielë, datë 21 maj 2017.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte solidarizimi me veten, natyrën dhe personat që na rrethojnë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë histori të ndryshme nga alpinistë të rinj dhe me eksperiencë, mbi sfidat me të cilat janë përballur dhe akte solidariteti që i kanë shoqëruar gjatë tyre.

Vizitoni një foto galeri nga ky event.