Partnerët Shqipëri me Emër dhe Imazhi të Ri, Sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Pas 15 vite aktivitet në Shqipëri, në funksion të ndërtimit të kapaciteteve institucionale e individuale në vend, nëpërmjet trainimit, hulumtimit dhe lehtësimit të proceseve në dhe ndërmjet sektorit të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore dhe sektorit të biznesit, Partnerët Shqipëri vjen me një imazh dhe një emër të ri që reflekton më afër misionin dhe punën e tij.

Ky ribrendim është pjesë e startegjisë së Rrjetit Ndërkombëtar Partnerët për Ndryshim Demokratik (Partnerët Shqipëri është anëtar që prej themelimit në 2001), për të rifreskuar dhe fuqizuar “markën” ndërkombëtare të tij, identitetin vizual të organizatës përfshirë emrin dhe logon.

Që prej krijimit në vitin 1989, Rrjeti Ndërkombëtar Partnerët për Ndryshim Demokratik është zhvilluar në një partneritet global të 19 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, si dhe Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

logo_gj1