FESTIVALI I SOLIDARITETIT

“Festivali i Solidaritetit” është një seri aktivitetesh që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, solidaritetin dhe mbështetjen mes njerëzve. “Festivali i Solidaritetit” po organizohet nga Partnerët Shqipëri në Shqipëri, dhe organizatat partnere në Bullgari, Serbi dhe Maqedoni në kuadrin e projektit #FestojmëSolidaritetin, bashkëfinancuar nga programi Europa për Qytetarët i Bashkimit Evropian.

Aktivitetet në kuadër të “Festivalit të Solidaritetit” përfshijnë: ngjitje në mal, diskutime dhe biseda, ekspozita, vizita në shtëpinë e të moshuarve dhe dhurata për të moshuarit, fëmijët etj.