FUSHATË SOLIDARITETI “BËJ NJË FËMIJË TË LUMTUR”

Librat, lodrat dhe veshjet e mbledhura përmes nismës së Partnerëve Shqipëri “Bëj një fëmijë të lumtur”, iu dhuruan fëmijëve të Fshatit SOS dhe fëmijëve me aftësi ndryshe që frekuentojnë Qendrën Ditore “Qendrojmë së Bashku”.

Kjo nismë ishte një nga aktivitetet e Festivalit të Solidaritetit, që synon promovimin e shembujve të mirë të solidaritetit ndër breza.