Idetë e Gjelbërta 2014 - Forumi Rajonal i Vendeve të Ballkanit Perëndimor

Nga 24 deri në 27 Korrik 2014, Rockefeller Brothers Fund organizoi në Shqipëri Forumin Rajonal të Vendeve të Ballkanit Perëndimor “Idetë e Gjelbërta 2014″. Si pjesë e këtij eventi rajonal, 15 konkurentë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia e Shqipëria, prezantuan idetë e tyre novatore. Një ndër tre fitueset e forumit të këtij viti ishte ideja nga Shqipëria “Vështrim i Gjelbërt, KALA m’KALA” e organizatës GO2, prezantuar nga Eltjana Shkreli. Ky është një tjetër çmim që i shkon kësaj iniciative, pas çmimit në nivel kombëtar në konkursin “Idetë e Gjelbërta 2014″ organizuar nga Partnerët Shqipëri në Mars të këtij viti.

green idea green ideas3 green ideas 2