Mbi Iniciatoret

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim është një OJF shqiptare e pavarur, me mision zhvillimin e shoqërisë civile dhe kulturës së ndryshimit e manaxhimit të konfliktit në Shqipëri.

Partnerët Shqipëri është anëtare e Partnerëve Ndërkombëtarë për Ndryshim Demokratik, një partneritet Qendrash në 19 vende të botës, të cilat ofrojnë trainime për zgjidhje konflikti si dhe shërbime për shoqërinë, OJF-të, qeverinë qendrore dhe vendore dhe sektorin privat brenda dhe jashtë vendeve të tyre.

Partnerët Shqipëri ndërton platforma për komunitetet, organizatat e shoqërisë civile, qeverinë dhe bizneset për zgjidhjen e konflikteve dhe për përparimin drejt ndryshimeve pozitive. Partnerët Shqipëri ka mbi 11 vjet përvojë në shkëmbimin e njohurive duke përdorur mjete dhe teknika te reja për të ndërtuar zgjidhje të qëndrueshme dhe modele të efektshme lidershipi. Partnerët Shqipëri e shtrin aktivitetin e saj në disa fusha programatike që përfshijnë:

  • Forcimin e organizatave të Sektorit të Shoqërisë Civile dhe Sipërmarrjet Sociale
  • Transparencën dhe Qeverisjen e Mirë
  • Monitorimin e Performancës së Institucioneve Publike
  • Ngritjen e Kapaciteteve të Qeverisjes Vendore
  • Zhvillimin e Filantropisë
  • Integrimin Gjinor në Qeverisjen Vendore etj.

Më shumë informacion mbi organizatën Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim mund të gjeni në www.partnersalbania.org

Partnerët Shqipëri mund t’i ndiqni edhe ne Facebook dhe Linkedin.