Partnerët Shqipëri hap për herë të parë Akademinë për Organizatat e Shoqërisë Civile!

Akademia e OJF-ve është iniciativa më e re e Partnerëve Shqipëri, një program i cili do të ofrojë mundësi edukimi dhe zhvillimi për drejtuesit e OJF-ve shqiptare.

OJF-të në Shqipëri luajnë një rol domethënës në zhvillimin e vendit përmes shtrirjes së veprimtarisë në shumë fusha si dhe aftësive të ndryshme që zotërojnë. Megjithatë, ato kanë ende nevojë për të zhvilluar aftësi që lidhen me manaxhimin organizativ, planifikimin strategjik, manaxhimin financiar, sigurimin e mbështetjes financiare, mobilizimin e mbështetësve për të ndërtuar fushata advokuese dhe lobuese si dhe një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me qëndrueshmërinë e sektorit.

Inkurajojmë të aplikojnë në këtë Akademi drejtues të OJF-ve që synojnë rritjen e aftësive dhe zhvillimin e tyre profesional për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit.

Ju lutemi informohuni rreth përmbajtjes së Akademisë, kritereve dhe procesit të aplikimit përmes Broshurës informative.

Procesi i aplikimit është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar! Prioritet do t’u jepet drejtuesve të OJF-ve të reja!

Afati i fundit për dorëzimin e Formës së Aplikimit   është data 2 Mars 2015!

Për informacione shtesë, luteni të kontaktoni Jonida Alite, Drejtore e Trajnimeve, email: jalite(at)partnersalbania.org

Akademia e Partnerëve Shqipëri për OJF-të mbështetet nga Olof Palme International Center me fonde të Qeverisë Suedeze

akademia