Partnerët Shqipëri - prezantimi i studimit “Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale – Potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara”

Në 24 Qershor 2014 Partnerët Shqipëri dhe UN Women prezantuan studimin “Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale – Potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara”. Aktiviteti organizohet në mjediset e Hotel Tirana International, Salla Abret, ora 10.00.

Ky studim u realizua nga Partnerët Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimin Social Shtetëror dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, me mbështetjen e Entit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas (UN Women), në kuadër të Programit të Bashkëpunimit 2012-2016 mes Qeverisë Shqiptare dhe Kombeve të Bashkuara.

Studimi synon të japë një panoramë të përgjithshme të zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri, të përshkruajë karakteristikat e zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të tyre, të vlerësojë kapacitetet e grave dhe vajzave të papuna, si dhe rolin e institucioneve shtetërore, biznesit lokal dhe organizatave të shoqërisë civile në mbështetje të punësimit. Studimi fokusohet në Qarkun e Tiranës, Durrësit, dhe Elbasanit.
Ky studim paraqet shembuj të ndërmarrjeve sociale në BE dhe më gjerë, si modele referimi për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Shqipëri.
Gjetjet dhe rekomandimet e këtij studimi synojnë të promovojnë reforma në nivel qëndror dhe vendor në mbështetje të punësimit të grupeve të disavantazhuara, veçanërisht të grave dhe vajzave, nëpërmjet zhvillimit të ndërmarrjeve sociale.

Gjeni këtu studimin në PDF: http://www.partnersalbania.org/zhvillimi_ndermarrjeve_sociale.pdf

Në këtë link do të mund të gjeni disa nga fotot e eventit të prezantimit të studimit:
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10152481844508955.1073741876.46227243954&type=1

prezantimi_studimit_24.qershor