Per ne

THEALBANIANCROWD është një platformë interaktive e cila ofron informacion për sektorin e organizatave të shoqërisë civile dhe ndërrmarrjet sociale në Shqipëri.

Iniciativa për krijimin dhe promovimin e kësaj platforme është ndërmarrë nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim , një organizatë shqiptare e krijuar që në vitin 2001. Platforma vjen në vijim të punës disa vjeçare të Partnerëve Shqipëri për krijimin, publikimin dhe rifreskimin e vazhdueshëm të informacionit mbi sektorin e organizatave të shoqërisë civile.

Nëpërmjet kësaj platforme interaktive, organizatat e shoqërisë civile do të kenë mundësi të:

  • NDAJNË me publikun informacion mbi vendndodhjen, shtrirjen e aktivitetit, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që ofrojnë dhe projektet me të cilat po punojnë;
  • NJOFTOJNË mbi aktivitetet, eventet dhe programet e tyre duke tërhequr audiencë, vullnetarë dhe mbështetës;
  • KRIJOJNË rrjete me organizata të tjera pjesë e kësaj platforme e më gjerë;
  • MARRIN PJESË në vëzhgime dhe monitorime online në lidhje me mjedisin mundësues për zhvillimin e sektorit të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.

Përveç sektorit të shoqërisë civile, kjo platformë do t’u shërbejë edhe institucioneve e individëve nga sektori shtetëror, ai i biznesit, medias etj. të cilët do të mund të gjejnë aty një informacion dinamik dhe të plotë mbi organizatat e shoqërisë civile dhe aktivitetin e tyre.

Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.