PLANIFIKIMI STRATEGJIK- TRAJNIM ONLINE

Ka një shumëllojshmëri perspektivash, modelesh dhe qasjesh që përdoren në planifikimin strategjik. Mënyra se si një plan strategjik zhvillohet, varet nga natyra, kultura dhe kompleksiteti i mjedisit në të cilin vepron organizata.

Qëllimi i trajnimit

Rritja e njohurive të pjesëmarrësve mbi planifikimin strategjik, si një proces i rëndësishëm i cili orienton organizatën drejt realizimit të misionit dhe objektivave të saj.

Përmbajtja e trajnimit

  1. Roli dhe rëndësia e planifikimit strategjik, përfitimet që sjell ky proces për organizatën.
  2. Hapat e planifikimit strategjik – angazhimi i stafit dhe mbështetësve në hartimin e planit strategjik.

Audienca

Përfituesit e granteve të Leviz Albania si dhe organizatat e shoqërisë civile që dëshirojnë të aplikojnë me projekt-idetë e tyre në thirrjet e granteve që do të shpallen në vazhdim nga LevizAlbania.

Metodologjia

Trajnimi do të ofrohet ONLINE, duke kombinuar seancat teorike me rrahje idesh, dhënien e shembujve konkret dhe angazhimin e pjesëmarrësve në ndarjen e eksperiencave të tyre mbi çështjet e diskutuara.

Përfitimet e trajnimeve online janë të shumta dhe të njohura në mbarë botën, si: (i) rritja e mundësisë për pjesëmarrje për shkak të lehtësirave të përdorimit nëpërmjet kompjuterit (ii) ulja e kostove për të marrë pjesë në trainim, si dhe (iii) ofrimi i metodave më bashkëkohore të mësimdhënies.

Kërkesat teknike për pjesëmarrësit

  1. Kompjuter
  2. Versione të përditësuar të Internet Explorer, Moxilla Firefox apo Google Chrome
  3. Lidhje Interneti kabllor ose WiFi
  4. Kufje ose altoparlant

Procesi i Aplikimit

Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet përmes një procesi konkurues, bazuar në interesin e shprehur nga organizata, gadishmërinë për vënien në praktikë të njohurive të përfituara në trajnim, si dhe mjetet dhe mundësitë teknologjike për të marrë pjesë.

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë trajnim, ju lutemi të shprehni interesin tuaj duke plotësuar Formën e Aplikimit këtë link dhe dërgojeni me email nëkkeruti@partnersalbania.org.

Afati për dorëzimin e aplikimit është 15 qershor!
Trajnimi do të zhvillohet në datën 20 qershor, nga ora 10.00-13.00.