Projekti RisiAlbania hap aplikimet per Projekt-Propozime per produktin turistik inovativ “RisiTuristike”

Projekti RisiAlbania ka hapur aplikimet për projekt-propozime për produktin turistik inovativ “RisiTuristike”.

Ky konkurs i parë kombëtar i quajtur “Risi Turistike” për rajonin e Beratit dhe Shkodrës, synon të nxisë zhvillimin e produkteve të reja turistike. Produktet e reja inovative të turizmit do të ndihmojnë për të krijuar itinerare të reja ose gjeneruar vlerë të shtuar të atyre ekzistuese, duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike për turistët në këto dy rajone.

“RisiTuristike” fton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë një propozim dhe plan biznesi për të zhvilluar dhe zbatuar një produkt të ri turistik në rajonet e Beratit apo Shkodrës.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimit është data 13 maj 2015.

Për më shumë informacion mbi kriteret e aplikimit vizitoni linkun më poshtë.

http://risialbania.al/sq/risi-a-ime/thirrje-per-propozime/