Vrapoj për fëmijët

Vondacioni Fodafone Albania organizon për të 5-tin vit rradhazi dhe ju fton të bëheni pjesë e nismës “Vrapoj për fëmijët”. Nxitur nga nevoja për të ndihmuar fëmijët e diagnostifikuar me kancer që trajtohen në spitalin pediatrik në Tiranë, çdo vit organizohet një vrapim në natyrë me qëllim për të grubulluar kontribute për ata fëmijë të cilët kanë nevojë për seanca kimioterapie intensive. Janë 40 raste që presin të përfitojnë falë kontributeve që shpresojmë të realizohen këtë vit, që duhet thënë se tregon një numër në rritje krahasuar me vitet e shkuara.

Aktiviteti do të zhvillohet ditën e shtunë, datë 5 Dhjetor 2015, tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës (diga/hyrja e parkut nga pas Gardës së Republikës), në orën: 10:00 am.
Regjistrimi: Hapet prej ores 9:00 deri në 9:45.
Pagesa e pjesëmarrjes: 1,000 Lekë për adultët, dhe 500 Lekë për fëmijë (nën 15 vjeç).
Veshja: sportive/ pjesëmarrësit do kenë bluzën e vrapimit si dhe numrin përkatës.
Kategoritë: 3 grup mosha për fëmijë; Itinerari 5 KM dhe itinerari 10 KM për femra dhe meshkuj.
Pjesëmarrësit mund të zgjedhin mes vrapimit dhe ecjes, por simbolikisht do ketë edhe fituesit medalist të këtij aktiviteti sipas kategorive (fëmijë, femra, meshkuj).

VodafoneAlbania