Seri takimesh konsultative me shoqërinë civile mbi reformën territoriale, Partnerët Shqipëri

Partnerët Shqipëri në kuadër të projektit për Mbështetjen e Reformës Administrative Territoriale – STAR, mbështetur nga komuniteti i donatorëve ndërkombëtare (UNDP, USAID, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Ambasada Suedeze) po organizon një seri takimesh konsultuese me përfaqësues të shoqërisë civile në qarqet e jugut të Shqipërisë.

Takimet synojnë të sjellin së bashku të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile në diskutimin mbi reformën administrative dhe territoriale si dhe për të marrë mendimet dhe opinionet e tyre në lidhje me dy variantet e propozuara nga komisioni i posaçëm parlamentar. Gjatë muajit qershor u zhvilluan 9 takime konsultuese.

Ditën e Enjte dhe të Premte takimet konsultuese me përfaqësuesit e shoqërisë civile mbi reformën administrative territoriale do të vijojnë përkatësisht në:

- Datë 10 Korrik, Tepelenë, në ora 10:00 në ambientet e Pallatit të Kulturës,
- Datë 10 Korrik, Gjirokastër, në ora 11:00 në ambientet e Hotel Cajupit
-Datë 11 Korrik, Përmet, në ora 10.00 në ambjentet e Qendrës Kulturore

Mirëpresim përfaqësuesit e shoqërisë civile nga këto qytete të marrin pjese në takimet konsultuese!

Takimet mund të ndiqen LIVE në internet në linket si më poshtë:

Tepelenë: https://www.youtube.com/watch?v=lHV2rZKIrs0
Gjirokastër: https://www.youtube.com/watch?v=3dePeRk5yCk
Përmet: https://www.youtube.com/watch?v=vXLv4yZY_VU

Takimet e realizuara deri më tani janë respektivisht:

- në Fier, 5 Qershor 2014, me përfaqësues të shoqërisë civile në Bashkitë Fier, Patos, Rroskovec dhe Komunat Qendër, Libofshë, Levan, Cakran, Zharrëz, Mbrostar, Topojë, Dërmenas, Frakull, Portez, Strumë, Kurjan, Kuman, Ruzhdie. Takimi u shfaq LIVE në kanalin e Partners Albania në Youtube në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=M1EgmgrxfEs

-në Sarandë, 6 Qershor 2014,  me përfaqësues të shoqërisë civile në Bashkitë Sarandë, Delvinë, Konispol, dhe Komunat Vergo, Xarrë, Ksamil, Markat, Livadhja, Finiq, Mesopotam, Dhiver, Aliko. Takimi u shfaq LIVE në kanalin e Partners Albania në Youtube në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=Z5ern6iHbGA

-në Vlorë, 10 Qershor, me përfaqësues të shoqërisë civile në Vlorë dhe zonat përreth. Takimi u shfaq LIVE në kanalin e Partners Albania në Youtube në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=CAVD3XxKI8I

-në Lushnje, 11 Qershor, me përfaqësues të shoqërisë civile të Lushnjës dhe zonat përreth. Takimi u shfaq LIVE në kanalin e Partners Albania në Youtube në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=Unf0yHB8nbY

- në Ballsh, 12 Qershor 2014 me përfaqësues të shoqërisë civile të Ballshit. Takimi u shfaq LIVE në kanalin e Partners Albania në Youtube në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=AaLMI5Yuw1I

- në Himarë, 13 Qershor 2014 me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Himarës. Takimi u shfaq LIVE në kanalin e Partners Albania në Youtube në linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=oGRbMFGPsx4

- në Berat, 17 Qershor 2014 me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Berati e Ura Vajgurore. Takimi u shfaq LIVE në kanalin e Partners Albania në Youtube në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=s5PBv7I3z7U

- Në Kucovë, 26 Qershor 2014, me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Kucova. Takimi u shfaq LIVE në kanalin e Partners Albania në Youtube në linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=ebJpoKH8LOE

- Në Skrapar, 26 Qershor 2014, me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Skrapari. Takimi u shfaq LIVE në kanalin e Partners Albania në Youtube në linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=EWCPZ9BA798