SOLIDARITETI PËR USHQIM – FUSHATË PËR TË NDIHMUAR FAMILJET NË NEVOJË

Partnerët Shqipëri iu bashkua fushatës së Food Bank Albania #SolidaritypërUshqim.  Në vetëm dy ditë, vullnetarët tanë arritën të mbledhin 400 kg ushqime të dhuruara nga qytetarët në disa prej supermarketeve të Tiranës. Ushqimet e mbledhura do të shpërndahen tek familjet në nevojë.

Kjo fushatë ishte një nga aktivitetet e Festivalit të Solidaritetit, që synon promovimin e shembujve të mirë të solidaritetit ndër breza.