TË RINJTË DHE SOLIDARITETI

Për të identifikuar qasjen e të rinjve ndaj solidaritetit dhe ndihmës për të tjerët, si dhe rolin që ata mund të ndërmarrin në komunitet, partnerët e projektit hartuan një kuiz online, i cili u plotësua nga rreth 1100 të rinj nga Shqipëria, ku Vizionar dhe Inspirues rezultuan rolet dominues.

Rezultatet e kuizit nga të gjitha vendet janë paraqitur në këtë prezantim.

Gjatë muajit shkurt ’17, Partnerët Shqipëri realizoi dy fokus grupe me të rinj të moshës 15-30 vjeç në Vlorë dhe Tiranë, me qëllim hulumtimin mbi perceptimet, qëndrimet e të rinjve mbi solidaritetin si koncept dhe ekzistencën e solidaritetit në Shqipëri. Gjeni më poshtë raportin e studimit mbi solidaritetin mes të rinjve.