THIRRJE PËR APLIKIME – MBËSHTETJE ME GRANTE DHE TRAINIME

Rrjeti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, ku Partnerët Shqipëri bën pjesë së bashku me katër organizata partnere, lançon thirrjen për aplikime “Mbështetje me grante dhe trainime për forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile që advokojnë për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve”.

3 OSHC nga secili shtet anëtar i rrjetit (Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia), do të përzgjidhen përmes këtij procesi aplikimi, dhe do të bëhen pjesë e rrjetit YBHWBT. OSHC-të e përzgjedhura do të rrisin kapacitetet e tyre përmes një programi trajnimi dhe mentorimi 6 mujor. Në vijim, OSHC-ve do tu ofrohet një mbështetje financiare 12 mujore, për të zbatuar iniciativa advokuese për përfshirjen sociale, ekonomike dhe politike të të rinjve e të rejave.

Ftojmë organizatat që punojnë për çështje të të rinjve në Shqipëri të aplikojnë në këtë thirrje. Aplikimet mund të dërgohen me email brenda datës 31 Janar 2018, në adresën ybh_grants@divac.com, me subjektin: YBH_Albania_Emri i OJF-së. Informacionin e plotë mbi mënyrën e aplikimit dhe dokumentat përkatës për aplikim e gjeni në linkun më poshtë.

https://www.divac.com/youthbankhub