VËMENDJE NDAJ TË MOSHUARVE

Partnerët Shqipëri mobilizuan disa kompani dhe një grup vullnetarësh të cilët dhuruan produkte të ndryshme për t’ia lehtësuar qëndrimin banorëve të Shtëpisë së të Moshuarve. Ata kaluan disa orë me të moshuarit, duke u dhuruar atyre një ditë ndryshe.

Kjo vizitë u organizua në kuadër të Festivalit të Solidaritetit, një seri aktivitetesh me qëllim promovimin e shembujve të mirë të solidaritetit ndër breza.

Klikoni këtu për të vizituar një foto galeri nga eventi.